• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Boom-i me lejet e ndërtimit, 5-fishohet sipërfaqja e dhënë në Tiranë

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Boom-i me lejet e ndërtimit, 5-fishohet sipërfaqja e dhënë në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të zgjedhjeve vendore, bashkitë lëshojnë dorën me lejet e ndërtimit. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, janë dhënë 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje 10.9 %.





Kjo do të thotë se ndërtimet e reja që do të ngrihen, do të na shoqërojnë gjatë këtij viti e në vijim. Tirana është një ndër qytetet ku do të ndihet më shumë. Sipas të dhënave, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndonëse në raport me tremujorin e fundit 2018, kur numri i lejeve ishte 120, kemi rënie, në sipërfaqe vijon që të mbetet rekord, për shkak të miratimit të ndërtesave të larta. Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në tremujorin e parë të këtij viti në kryeqytet ishte gati 480 mijë metra katrorë (5% rritje në raport me tremujorin e fundit 2018), duke arritur një nivel rekord, që pas vitit 2013. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi pothuajse pesëfishim të sipërfaqes së lejeve të dhëna për ndërtim.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë, sipas INSTAT, ishte gati 18 miliardë lekë në tremujorin e pare nga 14.3 miliardë lekë në tremujorin e fundit 2018 dhe 3.3 mld lekë në tremujorin e parë 2018.

Dy vitet e fundit, lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje të dukshme në kryeqytet. Për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%.

Numri i lartë i lejeve bëri që Bashkia e Tiranës të arkëtonte të ardhura rekord nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arritën në 5.5 miliardë lekë, ose rreth 44 milionë euro në 2018-n, duke shënuar një nivel rekord dhe duke përbërë 42% të të ardhurave totale që Bashkia mbledh nga taksat e tarifat e veta.

Pas

Ekonomia në ngërç, bizneset dhe bankat stepen për kreditë

Para

Si euro po humbet vlerën?! Humbësit dhe përfituesit

Para
Si euro po humbet vlerën?! Humbësit dhe përfituesit

Si euro po humbet vlerën?! Humbësit dhe përfituesit

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar