• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Garë shumë e fortë në Gjermani, ja kush kryeson në sondazhet e zgjedhjeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Garë shumë e fortë në Gjermani, ja kush kryeson në sondazhet e zgjedhjeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjitha partitë përpiqen të bëjnë për vete të pavendosurit, por në garën për postin e kancelarit në finish mbërrijnë vetëm dy politikanë.

Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet po tregohet i vendosur të dalë në krye të garës. “Këto janë zgjedhje me një rezultat shumë të ngushtë, kjo është një garë shumë e ngushtë”, tha Laschet në kuadër të një takimi elektoral në Delbryk-Stainhorst të landit Renani-Veriore Vestfali, ku ai është kryeministër.

Kurse kandidati socialdemokrat, Olaf Scholz që kryeson në sondazhe premtoi më shumë apartamente të arsyeshme në çmim. Si kancelar ai do të kujdeset, që të çojë përpara projektin e 400.000 apartamenteve të reja dhe 100.000 prej tyre do të jenë banesa sociale, tha Scholz në një takim elektoral në sheshin Marien Marienplatz në Mynih. Së bashku me kandidaten për kancelare të të Gjelbërve, Annalena Baerbock, ata duan të dielën të zhvillojnë diskutimin e fundit televiziv të kandidatëve për kancelar.

Demokratët e qendrës sillen si duhet me njëri-tjetrin
Scholz, që banimin e ka kthyer në një temë të fushatës së tij premtoi se tek “aleanca për banimin”, do të bëjë pjesë edhe një moratorium, në të cilin do të vendoset që qiratë në pesë vitet e ardhshme të rriten në mënyrë të moderuar. “Edhe në plan afatgjatë ne duam të pengojmë, që qiratë të rriten me shpejtësi në një kohë të shkurtër”, tha Scholz.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kurse kandidati konservator, Armin Laschet tregohet me mirëbesim, megjithë vlerat më të dobëta në sondazhe. Në fjalimin e tij para 500 përkrahësve të CDU-së, ai tha se “tani kemi edhe 8 ditë kohë, dhe ne e ndjejmë të gjithë, diçka po ndryshon”. Në sondazhe ka shumë njerëz që nuk janë të përfaqësuar. “Por të dielën e ardhshme nuk do të klikohet, aty do të mbushet një fletëvotimi. Atëherë edhe ata që shpesh nuk pyeten do të japin votën e tyre.”

 

Në sondazhet e fundit, SPD qëndron me 25% para Unionit CDU/CSU. Kurse sipas ekspertëve të sondazheve, Annalena Baerbock e Të Gjelbërve ndodhet në vendin e tretë. Laschet është shprehur, se “demokratët e qendrës punojnë së bashku dhe sillen si duhet me njëri-tjetrin”. Baerbock, Scholz dhe ai nuk bëjnë një luftë personale zgjedhore, tha Laschet./DW

 

 

 

Pas

Nëntë vendet më të ndotura të shtëpisë – Çfarë duhet të bëni

Para

Ndahet nga jeta para kohe biznesmeni dhe ish-politikani i njohur, dikur drejtor i QSUT dhe aktor filmash

Para
Ndahet nga jeta para kohe biznesmeni dhe ish-politikani i njohur, dikur drejtor i QSUT dhe aktor filmash

Ndahet nga jeta para kohe biznesmeni dhe ish-politikani i njohur, dikur drejtor i QSUT dhe aktor filmash

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

nga Fast News
12:44 | 15/01/2026
0

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

nga Fast News
12:15 | 15/01/2026
0

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

Recent News

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

12:44 | 15/01/2026
Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

Sfidat e zhvillimit dhe të integrimit

12:15 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar