Pas 8 muajsh nga zhdukja e tij, mësohet se ishte aktivizimi i kartës së bankës që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli.
Sinjalizimin e raportoi para hetuesve bashkëpunëtori i tij shqiptar.
Karta e kreditit u aktivizua më datë 12 shtator.
Lëvizjet e fundit biznesmenit Italian Davide Pecorellit janë duke u ekzaminuar nga hetuesit. Kalimi i tij nga ishulli Giglio te marrja me qira e gomones për tu drejtuar në ishullin e Montekristos ka ngjallur dyshime. Hetimet janë kryer nga Karbinierët e Grosseto të cilët janë përpjekur të sqarojnë rrethanat e gjetjes së Pecorellit.
45-vjeçari, me origjinë nga Selci Lama, por me shumë lidhje në zonën Arezzo , u gjet pa dokumente nga Karabinierët Forestali të ishullit. Ai kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino. Karabinierët në fakt kërkuan dokumentet e lëna në vendlindje ku doli që Pecorreli kishte ndryshuar identitetin dhe falsifikuar dokumentet.