Pasi kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit, Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare, ku është paraqitur programi i qeverisë dhe do të votohet kabineti “Rama 3”.
Kreu i grupit parlamentar të PD Alfred Lushaj deklaroi se seanca duhet të rinisë pasi kryeministri të jetë në sallë.
“Zotëria të jetë këtu kur të flitet për programin qeverisës. Opozita e respektoi këtë, ndenjti dhe dëgjoi lloj lloj gjërash. Të ndërpirtet seanca. Ai duhet të dëgjojë propozimet e opozitës. Të ndërpritet seanca”, tha Alfred Rushaj.