Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur si mundësi bashkëpunimin me liderin e PD Lulzim Basha.
Ai është shprehur jashtë sallës së Kuvendit, pak pas përfundimit të seancës së parë, se kushdo që të dojë ti bashkohet Partisë Socialiste, është i mirëpritur.
I pyetur nga gazetarët nëse u trishtua për zhvillimet në PD, pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD me vendim të Bashës, Rama u përgjigj se nuk mund të ndodhë diçka e tillë për problemet e një tjetër kampi.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ne vijmë në këtë Kuvend me diçka që unë e kam thënë përherë pa marrë parasysh se si do të shkonin zhvillimet brenda partisë Demokratike. dora ëhstë e shtrirë për të bashkëpunuar për të mirën e popullit.
A ka pazar mes jush? Berisha thotë që ka pazar?
Edi Rama: Une jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke qenë mjaft korrekt në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashur, mund të jem tejkaluar kufirin që nuk e bën asnjëherë një peshëngritës i peshës së rëndë me një të peshës së lehtë. Në rast se kjo nuk do të ndodhë në ndonjë moment, ta dini se do të jetë vetëm gabimi im.
Vendimin e Bashës për të njoftuar gjysmë ore para Berishën e konsideroni moral?
Edi Rama: PS-ja e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë, siç po ndodh midis nesh në këto momente, dhe nuk e kthejmë dot kokën pas. Kush do të bashkohet me ne, është i mirëpritur.
U trishtuat?
Edi Rama: Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik.