Ajo është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar.
Bëhet fjalë për Rudina Magjistarin, e cila na shoqëron çdo pasdite me programin e saj.
Ndërkohë, së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat e fotove e videove që ka ruajtur prej vitesh. Përmes disa postimeve në “Instagram”, Rudina ka kujtuar fillimet e karrierës së saj në televizion.
Ajo ka ndarë më ndjekësit disa imazhe të shumë viteve më parë, ku ajo shfaqet në skenë duke prezantuar. Magjistari mban veshur një fund dhe bluzë e nga ana tjetër flokët i ka të lëshuara.
“Copëza kujtimesh në skenë. Viti?”, ka shkruar moderatorja e njohur bashkëngjitur postimit, duke i lënë ndjekësit ta gjejnë vetë kohën se kur janë realizuar ato.
Fotot që Rudina publikoi janë shkrepur në vitin 2000, kur asaj i ishte besuar prezantimi i “Tango”.