• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Xheloz pse shkon në punë! Burri i gris dokumentet të shoqes, humb durimin kur ajo del me shoqet për drekë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Xheloz pse shkon në punë! Burri i gris dokumentet të shoqes, humb durimin kur ajo del me shoqet për drekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një 38-vjeçar do të përballet me drejtësinë mbas akuzave të gruas së tij e cila u përpoq dhe sakrifikoi që të sillte të ardhura në familje. Pavarësisht se D.K prej kohësh nuk është në marrëdhënie pune, ai rezultoi të jetë aq xheloz sa mbas grindjeve për orarin e punës të bashkëshortes, doli hapur dhe i kërkoi asaj të mos shkonte as ajo në punë.

Pika kulmore e sherrit arriti ditën kur gruaja mbas punës edhe pse e kishte paralajmëruar se do të drekonte me shoqet e punës dhe ai e kishte miratuar, në përfundim u kuptua që nuk e kapërdiu dot lirinë e bashkëshortes. Çifti sipas burimeve të Gazetasi.al e kishte finalizuar lidhjen mbas një marrëdhënieje dashurore të gjatë, por siç kuptohet nga hetimi i komisariatit numër gjashtë, gjithë ndjenja që ata kishin për njëri tjetrin, nuk ka mjaftuar.

“Ai vuan nga xhelozia- përmendi në polici e reja, nënë e një vajze të vogël. -Jam munduar të bëj çdo gjë sipas urdhrave por gjendja sa vjen e rëndohet”.

Nga përshkrimi që bën gruaja e dhunuar N.D, çifti jeton në një banesë private në zonën e Mëzezit.

“Punoj në një rrobaqepësi, koha ime është e llogaritur në çdo sekondë dhe minutë. Nuk iki askund pa leje dhe jam përshtatur dhe bindur. E kam kuptuar gjithë këtë kujdes dhe rregull prej tim shoqi, si një shenjë dashurie. Por kohët e fundit ai mbeti pa punë dhe dashuria e tij nuk është normale”, pretendon e reja . Ajo radhit si shenja të xhelozisë së D.K. deklarimet e saj të përditshme mbas punës, ku për të shmangur grindjen dhe konfliktet ajo i tregonte çdo gjë.

“Ditën e konfliktit, e kisha njoftuar se mbas punës, ngaqë një kolege kishte ditëlindjen ne vendosëm të drekonim dhe do të dukesha keq nëse mungoja. Por kur u ktheva në shtëpi, hapi çantën, mori prej andej dokumentin e punës me të cilin hyj në rrobaqepësi, e grisi dhe kur u mundova ta ndaloj më kapi për fyti duke më thënë:- ti nuk do shkosh më në punë!”, shprehet nëna e një fëmije.

Policia deklaron për Gazetasi.al se ditën e ngjarjes përleshjen e pa edhe fëmija e vogël e çiftit si dhe dy prindërit që janë munduar ti pajtojnë. Sipas procesverbalit të këqyrjes së jashtme fizike dhe aktit të ekspertimit mjeko ligjor të institutit të mjekësisë ligjore rezulton sipas policisë se gruaja me inicialet N.D, nga goditja me grushta dhe sulmi fizik i bashkëshortit, kishte dëmtime shëndetësore që i kanë sjellë asaj humbje të aftësisë për punë për 9 ditë . I pyetur nga policia burri i dhunshëm tregon se nuk kishte ngritur herë tjetër dorë ndaj partneres.

“Ishte hera e parë që u grindëm dhe që e godita, humba qetësinë mbase ngaqë i ishte fikur telefoni sepse tha që nuk kishte bateri”.

Por, megjithë këtë pretendim, 38-vjeçari akuzohet për dhunë në familje edhe pse më pas gruaja denoncuese kërkoi që policia ta falte.

“Gratë tërhiqen nga denoncimet dhe ky është një fenomen shqetësues”, shtoi zyrtari i policisë së Tiranës për Gazetasi.al. Disa prej tyre përdorin justifikimin e fëmijëve dhe akoma më tej se nuk ka kush i mban ose se ishin të mërzitura ndaj kallëzuan. Për këtë arsye menjëherë mbasi ato paraqiten për denoncim, të gjitha dërgohen pranë institutit , që vërteton dhunën dhe që me këtë provë vijojnë hetimet nga ana e prokurorit”.

Marrë nga GazetaSi

Pas

Skandali në qeveri/ Kryeministrit i publikohen mesazhet me pornostaren

Para

Emrat e të plagosurve/ Ishin pelegrinë nga Tepelena, u përplasën ndërsa po bënin xhiro në qytet

Para
Emrat e të plagosurve/ Ishin pelegrinë nga Tepelena, u përplasën ndërsa po bënin xhiro në qytet

Emrat e të plagosurve/ Ishin pelegrinë nga Tepelena, u përplasën ndërsa po bënin xhiro në qytet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar