Dy persona, babë e bir, janë vënë në prangat e policisë në Rrogozhinë pasi kanë rrahur brutalisht një 45 vjeçar.
Pas marrjes së informacionit se një konflikt po ndodhte në qytet, policia e Rrogozhinës ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe ka arrestuar dy autorët.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.
Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.