Emigrantët që erdhën për pushime pranë familjeve të tyre, tashmë po largohen në vendet e punës.
Kjo ka sjellë fluks në pikat kufitare të vendit.
Mësohet se dje në Kapshticë kanë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Ndërkohë në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.