• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

Thirrje qeverisë gjermane

Këtë e bëjnë të qartë ngjarjet e javëve të fundit. Talibanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht me gjasë është rrëmbyer nga talibanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.

Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid u përpoq të qetësonte bashkësinë ndërkombëtare këtë javë në një konferencë shtypi. “Dua t’iu kujtoj, se ne do t’i falim të gjithë. Vetëm kështu mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin. Çdokush e gjithsecili që ishte kundër nesh do ta falim.” Se sa vlerë kanë këto deklarata duket në ditët e fundit. Organizata “Reporterë pa kufi” i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë një takim jo formal për shkak të gjendjes së rrezikshme të gazetareve e gazetarëve./dw

Pas

Rrëfimi prekës i regjisores afgane, tregon si arriti të arratiset nga Kabuli për t’i shpëtuar talebanëve

Para

I vuri flakën fshatit/ Shpallet në kërkim 20-vjeçari

Para
Zjarri në Majën e Rrunës ende aktiv/ Pritet ndërhyrja nga ajri

I vuri flakën fshatit/ Shpallet në kërkim 20-vjeçari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar