Një 51-vjeçar është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, në zonën e njohur si Qafë Gjashtë.
51-vjeçari i identifikuar si Pëllumb Sejdi ka qenë në hyrje të biznesit të tij, një servis makinash, kur autorët i janë afruar dhe e kanë qëlluar në kokë me sende të forta.
Ai ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe në zonën e shpatullës, por tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.