• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do kishte ndodhur masakër në Shkozet”/ 50 kg tritol tek fabrika, Anila Hoxha: A po paralajmërohen nga një grup kri*inal?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Ja kush i fundosi” Befason Anila Hoxha, tregon lëvizjen që bënë dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


50 kilogramë tritol iu vendosën një fabrike çimentoje në Durrës, më 16 gusht, por që ‘fati’ deshi të mos shpërthenin.

Gazetarja Anila Hoxha në një analizë të vetën thotë se askush nuk di të japë një përgjigje për autorët që qëndrojnë pas këtij atentati, ku nuk përjashtohet mundësia e një grupi kriminal.

Grupi hetimor tha se 50 kg tritol nuk shpërthyen sepse nuk mjaftoi bateria, por gazetarja thotë se e vërteta mund të jetë krejt ndryshe.

“Ajo që dihet është se në vendngjarje u gjetën 50 kilogramë me tritol! Që nëse do kishin ndezur, aty do kishte ndodhur një kasaphanë. Ekspertët xhenierë këmbëngulin se fitili me gjatësi 50 metra distancë nuk u ndez nga bateria e pamjaftueshme. Megjithatë ky është një hamendësim. Forcat e rendit dhe sigurisë janë në kërkim të çfarëdolloj kamere, targe dhe gjurme qe do t’i çojë tek ata tre të maskuarit që vendosën 50 kilogramë tritol. Një sasi alarmuese apo jo?”, shkruan ajo.

Statusi i plotë:

50 kilogramë tritol, numëruar ndryshe 33 kallëpe të lidhur me njeri-tjetrin, për fatin e bardhë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në lagjen numër 14 në Durrës nuk shpërthyen. Do kishte ndodhur një masakër në Shkozet. Ditën e djeshme, 3 persona të maskuar hynë në biznesin e çimentos, lidhën me natriban rojën e ndërtesës në fjalë dhe për një orë e gjysmë instaluan gjithandej eksplozivin në masë të konsiderueshme, që nëse do kishte eksploduar do kishte ndodhur një masakër.

Çfarëdo të ketë ndodhur brenda atyre mureve dhe kushdo që të jetë i dyshuari, duhet urgjent të bëhet publike. Këqyrja e vendngjarjes dhe rrëfimi i rojës që njoftoi menjëherë policinë mbasi arriti të zgjidhet, tregojnë se autorët e paidentifikuar ende, e instaluan tritolin në brendësi të objektit duke ndjekur një plan që e dinë veçse ata. Te zotët e biznesit ngrenë supet. Nuk munden të tregojnë dot para prokurorisë nëse janë kërcënuar, nëse po paralajmërohen nga një grup kriminal i caktuar në Durrës, apo është mirëfilli një shpërthim që nuk ndezi nga rastësia dhe fati. Asnjeri s’di apo s’do të thotë se cilët mund të jenë grupi i personave qe shtroi me eksploziv biznesin.

Nuk dihet ende dhe askush nuk mund ta thotë saktësisht në fazën ku gjenden hetimet, nëse autorët qëllimshëm gabuan duke mos realizuar shpërthimin dhe nëse atje thjesht po linin një mesazh me tritol qe e dinë vetëm ata, por edhe pala marrëse. Ajo që dihet është se në vendngjarje u gjetën 50 kilogramë me tritol! Që nëse do kishin ndezur, aty do kishte ndodhur një kasaphanë. Ekspertët xhenierë këmbëngulin se fitili me gjatësi 50 metra distancë nuk u ndez nga bateria e pamjaftueshme. Megjithatë ky është një hamendësim. Forcat e rendit dhe sigurisë janë në kërkim të çfarëdolloj kamere, targe dhe gjurme qe do t’i çojë tek ata tre të maskuarit që vendosën 50 kilogramë tritol. Një sasi alarmuese apo jo?

Ngjarja u regjistrua më 16 gusht. Ishte roja që u la i lidhur nga autorët, i cili arriti të lirohej dhe të lajmëronte policinë për tritolin e vendosur në kollonën e kompanisë që administrohet nga bullgari Mihail Lazarov. Lënda nuk shpërtheu dhe shmangu një kasaphanë.

Pas

I shtruar në Turqi/ Unioni i gazetarëve thirrje Ministrisë: T’i shpëtojmë jetën Kosta Grillos

Para

Fotot/ Viti 1970, kur vajzat dhe gratë ishin të lira në Afganistan. Tani rrezikojnë ekzekutimin publik

Para
Fotot/ Viti 1970, kur vajzat dhe gratë ishin të lira në Afganistan. Tani rrezikojnë ekzekutimin publik

Fotot/ Viti 1970, kur vajzat dhe gratë ishin të lira në Afganistan. Tani rrezikojnë ekzekutimin publik

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar