Situata në spitalin Covid 1 duket se po agravohet.
Fundjava dhe fillimi i kësaj jave ka shënuar rritje me shpejtësi numrit të pacientëve që janë shtruar në spitalin Covid 1.
Tani janë rikthyer pamjet e ambulancave që sjellin pacientë pothuajse çdo një orë.
Ashtu sikurse me Covid-in klasik apo varianti britanik, gjendja e shëndetësore e pacientëve ndryshon nga momenti në moment, pasi ka ndërmjet të tyre që kanë shfaqur forma të rënda të sëmundjes madje ka edhe në intubim.
Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, të cilët tanimë duket se janë penduar që kane hezituar vaksinën gjatë këtyre muajve./tch