CNN ka publikuar sot historinë tragjike që ka ndodhur në shtëpinë e Najias, në provincën Faryab, që tregon qartë ferrin me të cilin po përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul nga ana e talebanëve.
Me pseudonimet Najia dhe Manizha për të mbrojtur identitetin e tyre për arsye sigurie, CNN shkruan:
Najia ishte në shtëpi së bashku me tre djemtë dhe vajzën e saj kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre!
Vajza e Najias, Manizha, 25-vjeçe, e dinte që ata do të vinin, ndërsa nëna e saj i kishte treguar se kishin bërë të njëjtën gjë tre ditët e mëparshme, duke kërkuar që ajo të gatuante ushqim për 15 ushtarë.
“Nëna ime ime u tha atyre: Jam e varfër, si mund të gatuaj për ju?”, tregon vajza 25-vjeçare.
“Fill pas kësaj talibanët filluan ta rrahin! Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën atë me armët e tyre, AK47s”.
Vajza tregoi më tej se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin, por ata u ndalën vetëm një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën ngjitur dhe të largoheshin ndërsa flakët u përhapën. Nëna e katër fëmijëve ndërroi jetë nga dhuna.
Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najias ishte një tragjedi dhe një kërcënim me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin.
Shpejtësia e përparimit të militantëve i kapi banorët vendas në befasi. Disa gra thanë se nuk kishin kohë për të blerë një burkë në përputhje me rregullat e talebanëve që gratë duhej të mbuloheshin dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur të dilnin nga shtëpia.