Amrullah Saleh, zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit i cili u largua nga vendi, është vetëshpallur Presidenti i Afganistanit, deri në zgjedhjet e ardhshme.
Ai i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve.
“Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre. Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën”, shkruan Saleh.