Banorët në fshatrat e Kuçovës janë të ndarë prej shumë kohësh tashmë, si pasojë e një ujësjellësi që pritet të ndërtohet për zonën e tyre.
Banorët e fshatit Lumas prej muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit, madje prej disa ditësh 5 prej tyre kanë hyrë në grevë.
Nga ana tjetër, disa prej banorëve, këtë të martë kanë folur me tone të ashpra kundër qeverisë, e cila sipas tyre nuk po ju ndërton atyre ujësjellësin.
Një prej banorëve u shpreh se nëse qeveria nuk është në gjendje ta ndërtojë ujësjellësin, atëherë më mirë t’i japë vizat dhe të ikin në Amerikë.
“Ujë nuk ka. Unë kisha vetëm dy llafe. Nëse i jep të drejtë popullit, le t’ua japi. Nëse s’na jep të drejtë, më mirë mos na mbajë rrugës se po vritetn njerëzit kot. E dyta, jam i mendimit nëse nuk na bini ujë më mirë na shpërngulni si fshat e na nxirrni viza. Se ndryshe rrugë tjetër nuk ka. Po rrimë rrugëve kot. Mire ne se jemi të vjetër, po të rinjtë ku t’i çojmë ne? T’ju presim kokën?! Turp i madh për një shtet. Nuk qenka i zoti shteti të bika ujin këtu. Nëse nuk është i zoti të na thotë nuk e bin dhe te na nxjerrin vizat dhe ne ikim. Po vijnë arabt dhe po ikin me viza në Amerikë, e mos të ikim neve. Dua vizë, nuk dua ujin fare. Kurrë mos e pifshim ujin! Helm qoftë ai ujë! Ama jo ashtu. Lanet qoftë!”, tha ai.