Pasi pushtuan Afganistanin, talebanët po vënë në shënjestër fëmijët e moshës 12 vjeç për t’i kthyer në skllave seksi.
Militantët tani kanë në dorë çdo gjë, duke i dhënë fund një tërbimi që ka poshtëruar Presidentin amerikan Joe Biden dhe pjesën më të madhe të Perëndimit.
Gratë dhe vajzat besohet se janë disa nga njerëzit më të rrezikuar, nisur nga fajti se ato u shtypën me tortura mizore dhe ekzekutime publike kur grupi militant sundoi Afganistanin në vitet ’90.
Dhe raportimet e fundit thonë se ata po detyrojnë martesa dhe kërkojnë lista të grave dhe vajzave.
Thuhet se kryekomandantët talebanë i konsiderojnë gratë dhe vajzat e pamartuara ose të veja të moshës 12 deri në 45 vjeç si “khanimat”, plaçkë lufte që do të ndahet midis luftëtarëve të tyre.