Mijëra pushues nga Kosova janë dyndur sot drejt bregdetit shqiptar, duke bërë që në aksin Milot-Lezhë, të krijohet trafik i rënduar.
Ndërkohë me trafikun dhe radhët kilometrike janë përballur edhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor për të mbyllur punët dhe detyrimet e tyre familjare.
E njëjta situata është edhe në aksin Thumanë – Fushë Krujë dhe Fushë Krujë- Vorë nga fluksi i lartë i lëvizjeve.