• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Zjarri po përhapet me shpejtësi në fshatin…” Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat më të fundit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Zjarri po përhapet me shpejtësi në fshatin…” Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat më të fundit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri që ka rënë në fshatin Thirrë në njësinë administrative Fan të Bashkisë së Mirditës ka zgjeruar perimetrin orët e fundit, duke vënë në vështirësi punën e forcave operacionale që po përballen me tymin e krijuar.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata nuk paraqitet e mirë në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, ku zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Sipas ministrisë, këtu ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.





Gjithashtu, vatra zjarri ka edhe midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B.Dibër.

Ndërkohë që mësohet se ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

 

Situata e zjarreve në vend:

Ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në zonë po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren.

Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

Jo e mirë paraqitet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave.

Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër.

Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat.

Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur.

Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

Pas

Plagosje në Laç/ Policia blindon hyrjen dhe daljen e qytetit, disa të shoqëruar

Para

Si i motivojnë politikanët votuesit përmes nxitjes së zemërimit

Para
Si i motivojnë politikanët votuesit përmes nxitjes së zemërimit

Si i motivojnë politikanët votuesit përmes nxitjes së zemërimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar