Ylli i futbollit Lionel Messi është përballur me një situatë të papritur teksa po stërvitej me skuadrën e tij më të re PSG.
Ndërkohë që të gjithë po prisnin ndonjë batutë nga lojtarët e tjerë apo rivali në Spanjë, Sergo Ramos ose Mbappe, surpriza ka ardhur pikërisht nga një 17-vjeçar.
Ky i fundit është pjesë e ekipit parizien.
Ismael Gharbi. 17-vjeç, u prezantua me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë me shefin e PSG-së Mauricio Pochettino në krah.
“Nëse keni nevojë për ndonjë gjë, unë jam këtu,” i tha Gharbi Messit në spanjisht të përsosur.
Pasi të dy shtrënguan duart, Messi e përqafoi lojtarin më të ri në moshë dhe me të ardhmen të PSG -së ndërsa Pochettino e lavdëroi me një buzëqeshje. “Sa mirë, ai është një yll,” tha Pochettino.
Lionel Messi meeting 17-year old PSG youngster Ismael Gharbi.
Ismael tells Leo “If you need something, we are here for you.” ?❤️ pic.twitter.com/xSR3CzRv65
— MC (@CrewsMat19) August 12, 2021