Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtunë në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet tip ‘Benz” që drejtohej nga një 71 vjeçar ka përplasur për v dekje shtetasin me inicialet K.M., 60 vjeç.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.