Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të japë dorëheqjen nga politika, pas 16 vitesh në krye të vendit më të fuqishëm evropian.
Sipas një llogaritjeje të Shoqatës Gjermane të Taksapaguesve, Merkel do të marrë një pension prej 15 mijë eurosh.
Pensioni u llogarit në bazë të pagave që ajo merrte si anëtare e parlamentit federal, ministre federale dhe kancelare.
Si të gjithë ish-kancelarët dhe presidentët, Merkel do të ketë të drejtën për një zyrë zyrtare.
Shteti do t’i paguajë asaj edhe një sekretare zyre, dy asistente, një daktilografist dhe një shofer.
Angela Merkel ka qenë kancelare e përhershme e Gjermanisë që nga viti 2005, dhe në vitin 2018 ajo dha dorëheqjen si kreu i Unionit Kristian Demokratik (CDU) dhe njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat të pestë të kancelarit.