• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

Shkak situata në Afganistan/ Bashkimi Evropian shton kontrollin e monitorimit kufitar

ngaAurora Sulçe
në Bota
0
Shkak situata në Afganistan/ Bashkimi Evropian shton kontrollin e monitorimit kufitar

Agjencia për kufijtë e Bashkimit Evropian (Frontex) është duke testuar pajisje të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen më të mirë të kufijve dhe zbulimin e anijeve të migrantëve.

Ekzistojnë shqetësime për një fluks të ri të migrantëve nga Afganistani, pasi në këtë vend po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare dhe talibanëve, të cilët po synojnë marrjen nën kontroll të territorit afgan.

Një sistem i pajisur me kamera po testohet në aeroportin “Alexandroupolis” pranë kufirit tokësor greko-turk në verilindje të Greqisë, dhe në ishullin Limnos, me qëllim që zyrtarëve të kufirit t’u japin një pamje më të qartë të anijeve në det.

“Sigurisht që ne jemi duke vëzhguar dhe ndjekur zhvillimet në veçanti në Afganistan dhe Tunizi të cilat mund të kenë një efekt në flukset e migrantëve drejt Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi i Frontex, Piotr Switorski, transmeton Reuters.

Më shumë se 400 zyrtarë të Frontex-it, tetë anije patrullimi dhe shumë pajisje të kësaj agjencie janë vendosur në Greqi. Ky vend për vite me rradhë ka qenë në vijën e parë të krizës së migrantëve, të cilët nga Lindja e Mesme mundohen të arrijnë në territorin evropian.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pajisjet e reja u mundësojnë autoriteteve evropiane që të vëzhgojnë në kohë reale deri në 60 kilometra largësi në det.

Disa vende të BE-së kanë ndaluar kthimin e detyruar të afganëve për shkak të situatës së sigurisë në Afganistan. Por, ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi tha këtë javë se BE-ja nuk mund të përballojë një krizë tjetër të madhe migracioni.

Rreth 22.600 migrantë kanë hyrë në BE, përmes Ballkanit Perëndimor, nga janari deri në korrik. Shifra është shumë më e ulët se ajo e vitit 2015, kur më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht nga Afganistani, Siria dhe Iraku kaluan përmes Greqisë./REL

Pas

Me shpejtësi skëterrë/ Rrugorja me ‘dorë të hekurt’, i bën gjëmën të riut në autostradë

Para

“Stop mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit” Reagon Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
“Stop mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit” Reagon Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve

“Stop mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit” Reagon Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar