Dje është arrestuar në Serbi Marjan Gjokaj, i cili është zyrtar në Administratën tatimore të Kosovës.
Lajmin e ka dhënë ministri i jashtëm Behgjet Pacolli. Ai shprehet se i ka shkruar disa herë Federica Mogherinit për këtë ngjarje dhe ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë në mënyrë që të ndalojnë këto veprime të Beogradit.
“Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore.Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.”, ka shkruar Pacolli.