• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shumë të arrestuar për pije alkoolike/ Policia nxjerr të dhënat: Qytetarët i bëjnë “gjëmën” shoferëve të pabindur

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shumë të arrestuar për pije alkoolike/ Policia nxjerr të dhënat: Qytetarët i bëjnë “gjëmën” shoferëve të pabindur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të muajit gusht.

Uniformat blu theksojnë në një komunikatë për mediat se telefonatat e qytetarëve kanë sjellë parandalimin e rreth 98 ngjarjeve rrugore në të gjithë vendin.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Faleminderit qytetarëve që shpëtojnë jetë me telefonatat e adresuara në 112 dhe raportimet në Komisariatin Dixhital.

Përgjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, shumë qytetarë në të gjithë vendin, kanë adresuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, pas telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Rrugore janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 drejtues me arrest, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe manovra të rrezikshme në rrugë, dhe 18 drejtues të tjerë me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, kryesisht për xhirim gomash nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të rrezikshme në krah të kundërt dhe sjellje agresive në rrugë.

Po falë telefonatave nga qytetarët, në Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë e Elbasan, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, të cilët duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, 56 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi në qendrat e banuara, drejtim mjeti në efektin e alkoolit, për xhirime gomash dhe sjelle agresive në rrugë.

Krahas vlerësimit të telefonatave të qytetarëve, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet permanente me radarë, dragera, kamera, aparate fotografike, dronë e makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë.

Në çdo aks rrugor nacional dhe akset kryesore rurale, si dhe në qendrat urbane ka 24/7, dragera, radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Pas

Mbi 200 të infektuar në 24 orë/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin nga pandemia në Shqipëri

Para

“Mu nuk më han luli për kta” Ish-ministri në Kosovë zbulon prapaskenat në zyrën e Merkelit mes Ramës dhe Haradinajt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar