Paulin Harusha është 23-vjeçari që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Theth.
Ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore por thotë se nuk ka mundur që të identifikojë personat që e qëlluan.
Ai tha për Policinë se nuk i kishte njohur personat që qëlluan ndaj tij, kjo edhe për shkak të errësirës.