Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”. Mediat kanë siguruar pamje nga aksidenti i rëndë, ku duket se makina është e ndarë në dy pjesë, mirëpo nuk dihet në qoftë se ka të lënduar në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, por nuk dihet numri i saktë i të lënduarve nga përplasja. Ndërkohë që as Policia e Shtetit nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.