Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka zbarkuar në terren për të parë nga afër situatën e zjarreve në zonën që ai drejton. I veshur me një xhup të kuq, ndonëse është mesi i muajit gusht dhe supozohet se flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta, Gjici i ka surprizuar të gjithë me look-un e tij.
Para kamerave, ai ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Kukësit, duke i këshilluar ata që të bëjnë më shumë kujdes. Ai shtoi se zjarret janë shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
“Kujdes me zjarret se nuk janë shaka. Zjarret nuk janë lojë mos u nxeh. Janë të rrezikshme,“-tha Gjici.