• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk falen makinat luksoze, gara në rrugët e Shqipërisë/ Gjobë për 123 shoferë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk falen makinat luksoze, gara në rrugët e Shqipërisë/ Gjobë  për 123 shoferë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia ka  ndëshkuar me gjobë 123 drejtues mjetesh për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë apo arsye të tjera.

“Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Duke vlerësuar shqetësimet e qytetarëve të adresuara në formën e ankesave në lidhje me automjetet e shtrenjta ose të luksit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, mangësive të karakterit administrativ si dhe disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë të të gjithë përdoruesëve të rrugës në tërësi, kanë ushtruar kontrolle të shumta në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të policisë së shtetit që kanë interes ndaj kësaj kategorie mjetesh, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre në vendet e origjinës.

Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë, për të cilat janë plotësuar procedurat administrative dhe penale sipas rastit, duke manifestuar të njëjtin standart ligjor në raport me kontrollet në terren pavarsisht vlerave dhe statusit të personave që i zoterojnë këto automjete.

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet proçedimi penal i disa drejtuesëve për falsifikim të çertifikatave të errësimit të xhamave.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital?.

#PërdoreMjetinPërQëlliminEProdhuar?
#VleraEAutomjetitNukENdryshonQëlliminEZbatimitTëLigjit?
#BehuModelISëMirësNëRrugëPërSigurinëETëGjithëve ?

Pas

Ndërron jetë pushuesi që i ra infarkt në plazhin e Zvërnecit

Para

Dita e 6 në grevë/ Banorët e Lumasit: Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit

Para
Dita e 6 në grevë/ Banorët e Lumasit: Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit

Dita e 6 në grevë/ Banorët e Lumasit: Do të vazhdojmë derisa të japim frymën e fundit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar