Thellohet tragjedia e familjes Gjoka nga Velipoja, ku më 4 korrik shpërtheu bombola e gazit në hotelin e tyre.
Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në tre, sepse pas dy vajzave 15 dhe 19 vjeçe ka ndërruar jetë edhe nëna.
Të treja mbetën të plagosura pas shpërthimit dhe u dërguan për kurim në Itali por nuk ia dolën ta fitojnë luftën me vdekjen.
Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur. Fillimisht ndërroi jetë vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës.
Pas saj humbi betejën në një spital në Itali edhe motra e vogël, vetëm 15 vjeçe.