• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

His hetimi, britaniket kërkojnë sekuestrimin e floririt të Ilir Metës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
His hetimi, britaniket kërkojnë sekuestrimin e floririt të Ilir Metës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët britanikë po ndihmojnë në gjurmimin e pasurisë së politikanëve, zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë nëpër bankat e Mbretërisë së Bashkuar.

Bashkë me FBI edhe organet ligjzbatuese shqiptare kanë nisur me intensitet punën në kuadër të zbatimit të reformës në Drejtësi dhe zbardhjes së pasurive të padeklaruara të atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe në kurriz të tyre ndër vite.



Mësohet se Ilir Meta, ish-kryetar i LSI dhe aktualisht Presidenti i Republikës së Shqipërisë është renditur në listën e oligarkëve që kanë qarkulluar para të pista dhe që i kanë investuar në biznese në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjitha vendet, që formojnë Komunuellthin Britanik. Informacioni dhe tërë faturat e mbledhura do të vijnë shpejt në Shqipëri, në kuadër të reformës në Drejtësi. Ekpertët dhe prokurorët kishin rënë me kohë në gjurmët e arit të Ilir Metës të vjedhur në Kërrabë vite më parë kur ai ishte kryeministër i vendit. Besohet se sasia e madhe e arit të vjedhur është investuar në Britani, por dhe depozituar në bankat e Mbretërisë së Bashkuar dhe sidomos në ishujt e njohur si “parajsa fiskale”.

Bashkë me Metën nga Ballkani është dhe ish drejtuesi veteran i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe miku i Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, shkruan ekskluzive.al. Në këtë listë janë oligarkët rusë të Putinit që kanë gjetur ‘parajsën’ në Britani, ku kanë investuar paratë e tyre të paligjshme në të gjitha bizneset e mundshme, deri në “fenë” e britanikëve, futbollin.

Kjo nismë e qeverisë britanike ka ardhur për shkak të luftës së ashpër diplomatike që ka shpërthyer mes Londrës e Moskës, nga helmimi i një spiuni rus në tokën britanike, bashkë me të bijën. Kryeministrja May do të synojë pasurinë e madhe që oligarkët rusë e kanë nxjerrë nga Rusia dhe e kanë investuar në prona dhe aksione në Britani të Madhe.

Përpos një ligji që do të sjellë fillimin e “gjuetisë” për pasuritë ë paligjshme, do të merren masa deri në ndalimin e vizave për të hyrë në Britani për këta njerëz. Ndërkohë që do të promovohet një fushatë e rëndësishme për të detyruar “gangsterët” e dyshuar rusë, ata nga Ballkani e më gjerë në Britani të Madhe të japin llogari për pasuritë e tyre të pajustifikuara.

Kryeministrja britanike May do të diskutojë një numër të madh masash të reja me ministrat dhe shefat e inteligjencës në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar këtë javë. Qëllimi është për të pastruar përfundimisht vendin e saj tashmë drejt daljes nga BE, nga të gjithë paratë e pista dhe oligarkët nga e tërë bota që qëndrojnë pas investimeve të tilla në Britani. Pikërisht duke shfrytëzuar dhe lehtësirat që ky ligj ka, ku do të involvohen të gjitha organet ligjzbatuese britanike, do të përfitojnë dhe ekspertët britanikë, FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për të zbardhur pasuritë e “oligarkëve” shqiptarë të politikës dhe drejtësisë në Britaninë e Madhe.

Paratë e konfiskuara të rikthehen sipas rregullave ndërkombëtare në arkën e shtetit shqiptar. Por dhe drejtësia do çojë prapa dyerve të burgut Metën dhe të gjithë ata që të gjenden me para të pajustifikuara nëpër bankat e huaja apo të investuara në ekonominë e këtyre vendeve.

Pas

Pamje me dron, sa protestues pati Opozita sot para kryeministrisë

Para

Zbulohet letra e Hitlerit përpara se të vetëvritej

Para
Zbulohet letra e Hitlerit përpara se të vetëvritej

Zbulohet letra e Hitlerit përpara se të vetëvritej

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar