• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kam gurin e arrën në dorë” Dalin përgjimet e SPAK, ja si ranë në ‘grackë’ zyrtarët e Kadastrës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kam gurin e arrën në dorë” Dalin përgjimet e SPAK, ja si ranë në ‘grackë’ zyrtarët e Kadastrës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi sot masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë.

Ata janë nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi”.

Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit dhe Admir Burri, zyrtar i Kadastrës.

Ndërkohë kanë dalë detaje nga dosja e cila tregon se si ranë në përgjime dhe në pranga personat e arrestuar, teksa gjithçka nisi nga dyshimet për blerje votash dhe përfundoi te Kadastra.

Në një episod të përgjimeve, Canaj dhe zyrtari Admir Burri kishin marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për rastin e cilësuar si “Budini” kundrejt vlerave monetare.

Nga përgjimet rezulton se Canaj i ka telefonuar Admir Burrit dhe ky i fundit i thotë “Po, po e ka firmos vëlla, ka mbaruar, tani do ta nxjerr që të marr numrin e protokollit dhe ta kaloj te postë…

Të marr numrin dhe ti thuash do të vijë postë me këtë numër protokolli. Dosja Gani Hamit Budini, ta rregullojë vetë ai, se do i shkojë me postë”. Disa orë më pas Admir Burri i ka dërguar Canajt numrin e protokollit të dosjes.

Canaj interesohet sërish te Admir Burri për dosjen dhe ky i fundit e qetëson duke i thënë “O Gazo, tani unë e kam edhe gurin edhe arrën në dorë. Për këtë praktikë janë bo të gjitha, janë për firmë në certifikatë. Mos zgjatemi shumë, Budini është një miliard përqind i mbyllur. Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia” i thotë ai gjatë bisedës duke nënkuptuar se çdo gjë ka mbaruar.

Disa orë më pas, Gazment Canaj e telefonon sërish Admir Burrin dhe i thotë se kishte shkuar në hipotekë, kishte pyetur dhe nuk ishte bërë asgjë duke i kërkuar që të interesohet sërish.

“Ik e thuaj o vëlla, nuk ka bërë gjë ai, ik e thuaj përse je tall? Varja aplikimin te qafa. Nesër deri në orën 10:00 do të morim atë, ose thuaj do të përgjigjesh te Klodi o lalo, jepi lekët Klodit”.

Pas disa telefonatave në datë 16 Qershor cështja e praktikës së pronësisë për dosjen “Budini” zgjidhet.

Biseda e përgjuar mes Gazment Canajt dhe Admir Burrit
Gazment Canaj: Anej je ti?
Admir Burri: Këtu, këtu, më ke te hipoteka
Gazment Canaj: Do e mbyllësh sot, e merr Budinin?
Admir Burri: Po, po, Budni është mbyllur muhabeti Gazo. Mos e diskuto atë.

Pas

“Kosova të na bashkohet” Rama flet për Mini-Shengenin: Nuk u krijua në bodrumet e ish-Jugosllavisë

Para

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Para
Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Recent News

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

14:45 | 11/11/2025
9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar