Pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë është mbushur tashmë me protestues të ardhur nga i gjithë vendi. Në këto momente pritet dalja e kreut të PD-së, Lulzim Basha nga selia blu dhe Monika Kryemadhit nga LSI.
Ndërkohë nga terreni kanë mbërritur dhe fotot e para që tregojnë një furgon policie që largohet nga selia e kryeministrisë.
Furgoni ka qenë i parkuar pranë kryeministrisë, por është parë më e udhës që të largohet nga aty për shkak se mund të bëhet një objekt gjuajte nga protestuesit nëse situata agravohet.