Në datën 27 qershor 1997 bota e sportit u trondit nga kafshimi në vesh i Mike Tyson ndaj Evander Holyfieldit në përballjen e dy kampionëve amerikanë të boksit. Pas 24 vitesh, “Majkun e Hekurt” e imiton më së miri marokeni Youness Baalla pikërisht në Olimpiadën e Tokios.
Gjatë përballjes në raundin e 1/16 tave për peshat e rënda kundër David Nyika nga Zelanda e Re, Baalla, i indinjuar nga ecuria e ndeshjes, u përpoq të kafshonte mollëzën e kundërshtarit të tij.
Nyika reagoi menjëherë dhe për këtë iu ankua gjyqtarit. Ky i fundit nuk e ndërpreu ndeshjen dhe madje as i dha dënim boksierit maroken. Në fund neozelandezi, i cili e fitoi duelin, tha: “Nuk mendoja sedo t’ia hidhte me atë që bëri. U përpoq të më kafshonte mollëzën … ndoshta thjesht mori një frymë djerse.”
Vetëm pas mbarimit të ndeshjes organizatorët e kanë kuptuar se Baalla kishte tentuar që ta kafshonte kundërshtarin e për rrjedhojë e kanë përjashtuar nga Olimpiada.