Tashmë është mësuar edhe identiteti i drejtuesit të Benz-it që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar gjatë operacionit të sotëm antidrogë, ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë.
Sipas “BalkanWeb” ai është Gazmend Cani.
Cani u shoqërua disa metra më tej vendit ku iu bë thirrje të zbriste nga makina, ndërsa në polici ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar.
Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.