Aksidenti ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit te Elbasanit për fat të mirë rezultoi pa viktima. Shoferi i mjetit u arrit të nxirët nga mjeti i përmbysur në lum shëndosh e mirë me dëmtime të lehtë.
Por vetëm pak orë pas kësaj ngjarje, policia ka zbuluar shkakun e këtij aksidenti. Në një njoftim për mediet uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit kishte qenë në gjendje të dehur gjatë kohës kur i jepte makinës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.
Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumit e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Policia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës.