Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video nga punimet që po bëhen në stadiumin e qytetit të Kukësit.
Ai ka treguar se puna po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator pritet që stadiumi të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit.
“Mirë mëngjes dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.