Ditën e djeshme ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, inspektuan nga afër landfillin e Sherishtës.
Gjatë bisedës u fol dhe për një projekt të ardhshëm në lidhje me furnizimin e qytetit të Vlorës me ujë të pijshëm për 24 orë.
Zingraf dhe Leli kanë vizituar më pas një nga vendet ku do të bëhet kapsulimi i mbetjeve 25-vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum, ndërsa vizita e tyre është mbyllur në Sherishtë.
Shfaqja e Lelit afër ambasadorit gjerman vjen në një kohë kur numri një i Vlorës po përballet me kërkesa për gjyqe publike.
Zanafilla vjen nga përplasjet mes vetë Dritan Lelit dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndaj Lelit duket se po përdoren jo vetëm strukturat e PS, por edhe deputetët, kandidatët për deputet në zgjedhjet e fundit, si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Lidhur me situatën e krijuar mes Kryebashkiakut të Vlorës dhe Kryeministrit Rama, si dhe Rilindjes, ka reaguar edhe ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, Arben Malaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj e cilëson si lajm të gëzueshëm mbështetjen e qeverisë gjermane per nje nga pikat me problematike, sipas tij, te turizmit ne Jugun e Shqiperise.
Malaj shpreh mirënjohjen për mbështetjen gjermane, ndërsa duket se nuk lë pa shigjetuar edhe Partinë Socialiste, në lidhje me përplasjet që kanë pasur së fundi me kryebashkiakun Leli, ndërsa shkruan se “është koha për punë jo për trakte dhe grupazhe edhe brenda partive.”
REAGIMI I PLOTE:
Një lajm i gezueshem per mbeshtetjen e qeverise gjermane per nje nga pikat me problematike te turizmit ne Jugun e Shqiperise.
Mirenjohje e vecante qeverise gjernane, ambasadorit dhe ekipt te bashkise Vlore – qe garanton siguri tek donatet dhe partneret strategjik.
Eshte koha per pune jo per trakte dhe grupazhe edhe brenda partive.
Integriteti eshte garancia me e madhe e cdo suksesi!!
Mirenjohje qytetareve te qarkut te Vlores qe e kerkojne dhe e meritojne pastertine jo vetem nga pa pastertite ne kohe plazhi.