Panik në Itali vetëm pak orë para se kombëtarja të luajë ndeshjen e dytë të Kampionatit Europian me përfaqësuesen e Zvicrës.
Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.
E gjithë ngjarja po ndodh në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit “Olimpico”.
Aty pritet të luhet edhe sfida mbrëmjen e sotme.
Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, teksa aktualisht qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.