• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Dilemat e Partisë Komuniste Kineze në prag të përvjetorit të saj jubilar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Dilemat e Partisë Komuniste Kineze në prag të përvjetorit të saj jubilar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Minxin Pei

Qeniet njerëzore që po u afrohen te 100-ave, mendojnë normalisht për vdekjen. Por partitë politike që festojnë 100- vjetorin e tyre, siç do të bëjë Partia Komuniste e Kinës më 1 korrik, janë të fiksuara pas pavdekësisë.

Një optimizëm i tillë duket i çuditshëm për partitë që sundojnë diktaturat, pasi të dhënat mbi jetëgjatësinë e tyre nuk frymëzojnë shumë optimizëm. Fakti që asnjë parti tjetër e tillë në kohët moderne nuk ka mbijetuar për një shekull, duhet t’u japë udhëheqësve kinezë arsye për t’u shqetësuar, dhe jo ​​festuar.

Një arsye e qartë për jetëgjatësinë relativisht të shkurtër të partive komuniste ose autoritare, është se në dallim nga demokracitë, diktaturat moderne të dominuara nga partitë, u shfaqën vetëm gjatë shekullit XX. Bashkimi Sovjetik, diktatura e parë e këtij lloji, u themelua në vitin 1922.

Kuomintang (KMT) në Kinë, një parti gati-leniniste, mori nën kontroll Kinën në vitin 1927. Nazistët erdhën në pushtet në Gjermani vetëm në vitin 1933, ndërsa të gjitha regjimet komuniste të botës u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore.

Por ekziston një shpjegim më themelor sesa rastësia historike. Mjedisi politik në të cilin veprojnë partitë diktatoriale, nënkupton një ekzistencë shumë më Hobsiane -“të keqe, brutale dhe të jetëshkurtër” – sesa ajo e homologëve të tyre demokratikë.

Një mënyrë e sigurt për të siguruar vdekjen e partive diktatoriale, është kur zhvillojnë një luftë dhe e humbin atë, një fat që e pësuan nazistët në Gjermani dhe fashistët e Mussolinit në Itali. Por shumica bien nga pushteti në një mënyrë shumë më pak dramatike (apo traumatike).

Në regjimet jo-komuniste, partitë që kanë qeverisur për një kohë të gjatë, si KMT në Tajvan dhe Partia Revolucionare Institucionale e Meksikës (PRI), panë parullat kundër tyre nëpër mure, dhe filluan me shpejtësi reformat demokratizuese, përpara se të humbnin të gjithë legjitimitetin e tyre.

Ndonëse këto parti humbën zgjedhjet, ato mbetën aktive në politikë,dhe më pas u rikthyen në pushtet duke fituar në zgjedhjet demokratike (në Tajvan në vitin 2008 dhe në Meksikë në vitin 2012).

Përkundrazi, regjimet komuniste që përpiqen të qetësojnë popullsinë e tyre përmes reformave të kufizuara demokratike, kanë përfunduar që të gjitha në kolaps. Në ish-bllokun sovjetik, masat liberalizuese të viteve 1980, nxitën shpejt revolucionet, të cilat i hodhën komunistët – edhe në vetë Bashkimin Sovjetik – në koshin e plehrave të historisë.

Gjatë festimeve për këtë përvjetor jubilar, PKK nuk dëshiron që të merret me këtë histori. Nuk ka dyshim se presidenti kinez, Xi Jinping, dhe kolegët e tij duan që të projektojnë imazhin e besimit dhe optimizmit. Por propaganda politike nuk është zëvendësuese e një strategjie për mbijetesë, dhe meqë PKK përjashton reformat si shumë të rrezikshme, opsionet e tjera në dispozicion të saj janë shumë të kufizuara.

Para se Xi të ngjitej në pushtet në vitin 2012, disa udhëheqës kinezë vëzhguan modelin e Singaporit. Partia e Veprimit të Popullit (PAP), e cila ka qeverisur qytetin-shtet pa ndërprerje që nga viti 1959, duket se i ka të gjitha:një monopol gati të plotë të pushtetit, qeverisje kompetente, performancë ekonomike superiore dhe një mbështetje të besueshme popullore. Por sa më shumë që e vëzhgonte këtë model – duke dërguar dhjetëra mijëra zyrtarë në Singapor – aq më pak dëshironte të bëhej një version gjigant i PAP. Komunistët kinezë do të donin që të kishin pushtetin e PAP, por jo të përvetësonin të njëjtat metoda dhe institucione që ndihmojnë në ruajtjen e epërsisë së PAP.

Nga të gjithë përbërësit institucionalë, që e kanë bërë të veçantë dominimin e PAP, Partisë Komuniste të Kinës i pëlqenin partitë e legalizuara opozitare në Singapor, zgjedhjet relativisht të rregullta dhe sundimi i ligjit. Udhëheqësit kinezë e kuptojnë se këto institucione, jetike për suksesin e PAP, do ta dobësonin me pasoja fatalisht monopolin politik të PKK nëse modeli të aplikohet në Kinë.

Kjo është ndoshta arsyeja pse modeli i Singaporit e ka humbur shkëlqimin e tij në epokën Xi Jingping, ndërsa modeli i Koresë së Veriut – represion politik totalitar, kulti i liderit suprem dhe juche (mbështetja ekonomike e vetvetes) – është bërë më tërheqës.

Është e vërtetë, që Kina nuk është bërë ende një “Kore e Veriut” gjigante, por shumë tendenca gjatë 8 viteve të fundit e kanë zhvendosur vendin në atë drejtim. Në nivelin politik, është rikthyer sundimi i frikës, jo vetëm për njerëzit e zakonshëm, por edhe për elitat drejtuese të PKK, pasi Xi ka rikthyer spastrimet, nën maskën e një fushate të përhershme anti-korrupsion.

Censura është në nivelin e saj më të lartë në epokën pas Mao Ce Dunit, dhe regjimi i Xi e ka eleminuar hapësirën për veprimin e shoqërisë civile, përfshirë OJQ-të. Madje, autoritetet i kanë frenuar sipërmarrësit privatë të Kinës përmes goditjeve rregullatore, ndjekjes penale dhe konfiskimit të pasurisë.

Dhe Xi ka ushqyer me ngulm kultin e tij të personaliteti. Këto ditë, faqja e parë e gazetës “Daily People”ishte e mbushur me artikuj mbi aktivitetet dhe urdhëresat personale të Xi. Historia e redaktuar e PKK, e botuar së fundmi në kuadër të 100-vjetorit të partisë, i kushton një të katërtën e përmbajtjes së saj 8 viteve në pushtet të Xi Jingping, ndërsa i jep vetëm gjysmën e hapësirës ​​Deng Xiaoping, shpëtimtarit të vërtetë të PKK.

Në nivelin ekonomik, Kina nuk e ka përqafuar ende plotësisht ideologjinë e mbështetjes vetëm tek forcat e veta. Por Plani i ri 5-vjeçar i Partisë Komuniste Kineze parashikon një vizion të vetë-mjaftueshmërisë teknologjike dhe sigurisë ekonomike,të fokusuar tek rritja ekonomike e brendshme.

Megjithëse partia ka një justifikim të arsyeshëm – strategjia e shkëputjes ekonomike dhe teknologjike të Amerikës nuk i lë asnjë alternativë tjetër – pak demokraci perëndimore do të donin të kishin marrëdhënie të ngushta ekonomike me një vend që e sheh Korenë e Veriut si modelin e saj të ardhshëm politik. Kur udhëheqësit e Kinës të ngrenë dolli për 100-vjetorin e PKK, ata duhet të pyesin nëse partia është në rrugën e duhur. Nëse nuk është, momenti i ardhshëm i PKK mund të jetë edhe i fundit për të.

Shënim: Minxin Pei, është profesor i qeverisë në kolegjin Claremont McKenna, dhe anëtar i think-tankut “German Marshall Fund”. /

“Project Syndicate”

Pas

Situatë e tensionuar mes socialistëve/ Dritan Leli nuk i priti dje në mbledhje, anëtarët e Këshillit Bashkiak bëjnë lëvizjen urgjente

Para

“Me regji dhe skenar të parapërgatitur” Analisti komenton mesazhin e Fatos Nanos në Kongresin e PS

Para
“Me regji dhe skenar të parapërgatitur” Analisti komenton mesazhin e Fatos Nanos në Kongresin e PS

“Me regji dhe skenar të parapërgatitur” Analisti komenton mesazhin e Fatos Nanos në Kongresin e PS

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar