• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka bërë progres në këto fusha” Holanda ndryshon qendrim për integrimin e Shqipërisë në BE

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka bërë progres në këto fusha” Holanda ndryshon qendrim për integrimin e Shqipërisë në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas shumë kohësh kundërshtimi dhe refuzimi, duket se Holanda ka ndryshuar qendrim në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Parlamenti vendas ra sot dakord që pas miratimit të kuadrit negociator, të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Sipas ambasadës holandeze, ditën e nesërme do të finalizohet votimi i mocioneve të cilat mund të ngrihen nga partitë e ndryshme ose grupet parlamentare.

Holanda ka pranuar dhe mbështetur progresin e Shqipërisë në disa fusha si reforma në drejtësi apo dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Madje mediat holandeze shkruajnë se politikanët të cilët nuk e mbështetën një vit më parë Shqipërinë, këtë herë kanë dhënë nota pozitive. Sipas asaj që njofton ambasada holandeze, qeveria është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, mbështetje për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ka shprehur dhe Gjermania. Në një takim virtual mes ministrave të vendeve të BE-së, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së.

Në muajin mars të 2020-ës, Këshilli Europian vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencësn e Parë Ndërqeveritare por pas plotësimit të disa kushteve në fushat e sundimit të ligjit apo dhe shtetit të së drejtës.

Më 22 qershor do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë ndërqeveritare.

Qëndrimi i Ambasadës Holandeze:

Politika e qeverise hollandeze ne lidhje me procesin e zgjerimit eshte strikte, e drejte dhe mbeshtetese/e angazhuar. Vendimet per hapat e metejshme qe duhen ndermarre ne lidhje me pranimin ne BE jane te bazuara ne meritat individuale te vendeve.

Ne mars 2020, Keshilli Europian vendosi te hape negociatat me Shqiperine dhe te mbaje Konferencen e Pare Nder-Qeveritare te 27 vendeve anetare te BEse me Shqiperine, nje here qe  nje sere kushtesh te ishin plotesuar kryesisht ne fushen e sundimit te ligjit/shtetit te se drejtes.

Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.

Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.

Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar. Sot, shumica e parlamentit ra dakort qe te mbahet Konferenca e Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, pas miratimit te kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare.

Qeveria hollandeze eshte e kenaqur qe eshte krijuar nje kuader negociues i qarte dhe i qendrueshem per negociatat e pranimit midis BEse dhe Shqiperise. Qeveria pret me kenaqesi mbajtjen e te pares Konference Nder-Qeveritare si nje nisje zyrtare e negociatave, nje trajektore intensive ne te cilen reformat ne fushen e sundimit te ligjit, shtetit se te drejtes, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit te metejshem te institucioneve demokratike do te mbeten prioritete kyce.

 

 

Pas

“Lajmi që prisni” Rama bën publik informacionin me rëndësi: Ia dolëm dhe kësaj sfide

Para

“Më kanë kërcënuar me jetë” Shqetësohet deputeti shqiptar: Dorëzova kallëzimin në polici

Para
“Më kanë kërcënuar me jetë” Shqetësohet deputeti shqiptar: Dorëzova kallëzimin në polici

“Më kanë kërcënuar me jetë” Shqetësohet deputeti shqiptar: Dorëzova kallëzimin në polici

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar