Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Personazh i njohur në Vlorë/ Prokuroria sekuestron miliona euro pasuri, ja kujt i përkasin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Personazh i njohur në Vlorë/ Prokuroria sekuestron miliona euro pasuri, ja kujt i përkasin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrohen miliona euro pasuri në pronësi të shtetasit Raul Zenunaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë.

Shtetasi në fjalë është dënuar më parë për “Prodhim dhe trafikim të drogës”.

Prokuroria e qytetit bregdetar ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

NJOFTIMI I PLOTE:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar dhe po kryen hetime paraprake për procedimin penal numër 1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit R. Z., banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R. Z. është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale ‘Prodhim dhe trafikim i drogës’; ‘Prodhim dhe shpërndarje e drogës’, etj. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës.

Në funksion të këtij procedimi penal nr. 1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr. 1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur ‘Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive’ për pasuritë e mëposhtme:

  1. Dy ‘Njësi’ me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit R. Z.
  2. Një pasuri e llojit ‘Garazh’, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetases A. M.
  3. Tetë pasuri të paluajtshme të llojit ‘Apartament’:

– Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z.

– Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A.M..

– Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë, e shtetasit E. Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

– Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

– Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

– Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

– Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë.

– Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

 

  1. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Tokë arë’, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S. Z., L. Z., E. Z., R. Z., V. Z., V. Z., E. R.
  2. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Truall’, ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.
  3. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe prej 181m², lagjja ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.
  4. Pasuri e paluajtshme ‘shtesë 4-kate’, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.
  5. Automjet i markës BMË, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z’.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S. B., të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të ‘Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë Kriminale’ nga autoritetet Italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur ‘Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros’ për pasuritë e mëposhtme:

  1. Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.
  2. ‘Truall’ me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.
  3. Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.
  4. Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.
  5. Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M..

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

 

Pas

“Të q**** mamanë shqiptare” Fyeu rëndë futbollistin e njohur, UEFA merr vendimin për Marko Arnautoviç

Para

Testi i matematikës/ Çfarë do të ndryshojë për maturantët? Del vendimi me rëndësi

Para
Testi i matematikës/ Çfarë do të ndryshojë për maturantët? Del vendimi me rëndësi

Testi i matematikës/ Çfarë do të ndryshojë për maturantët? Del vendimi me rëndësi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

nga Fast News
13:56 | 08/07/2026
0

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

nga Fast News
13:53 | 08/07/2026
0

Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West

Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West

nga Fast News
13:49 | 08/07/2026
0

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni kapërcen në 3.2%

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni kapërcen në 3.2%

nga Fast News
13:47 | 08/07/2026
0

Recent News

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

13:56 | 08/07/2026
Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

13:53 | 08/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora