Italia ka vendosur mos lejimin e vaksinimit për personat nën 60 vjeç me vaksinën AstraZeneca.
Një vendim i tillë u mor pas dy rasteve fatale të një 54 vjeçari e një vajze 18 vjeç të cilët pas marrjes së kësaj vaksine humbën jetën si pasojë e trombozës.
Problemi mbetet fakti se janë një numër i lartë personash nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë, dhe vendimi i marrë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ka krijuar shqetësime tek qytetarët
Agjencia Italiane e Barnave para pak orësh ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Astrazeneca nën moshën 60 vjecë, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer ose Moderna madje në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Shoqata Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Codacons.
Shoqata ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre si pasojë e kaosit e panikut që ka shkaktuar një vendim i tillë.
Kjo agjensi thotë se të vaksinuarit me dozën e parë jetojnë me frikën e efekteve që ajo mund t’ju shkaktojë. Dëmi i dytë është se janë të detyruar të vaksinohen me një vaksinë ndryshe nga doza e parë antiCovid.