Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Xho Bajden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Isabelle Barth

Xho Bajden i ka kaluar tani disa muaj në detyrë, dhe po befason shumë ekspertë me energjinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime novatore për vendin e tij. Dhe e pranishme në shumë prej këtyre diskutimeve është çështja e moshës së tij së madhe.

Ai është 78 vjeç, dhe është njeriu më i moshuar që është betuar ndonjëherë si president i Shteteve të Bashkuara. Por edhe kundërshtari i tij, ish-presidenti Donald Trump – që u tall pa pushim me Bajden gjatë fushatës duke e quajtur“Sleepy Joe” (Gjumashi Xho) – nuk ishte dhe aq shumë i ri.

E gjithë kjo ngre një pyetje interesante:A është lidershipi i pajtueshëm me plakjen? Për shembull, mendoni pak rastin e ish-presidentit francez Sharl De Gol, të cilin francezët e hoqën nga pushteti në vitin 1969 pasi ai nuk ishte më në një mendje me shoqërinë e cila ndryshoi papritur.

Në cilat kushte një udhëheqës mund të cilësohet në moshë të thyer?Ngritja e pyetjeve të tilla mund të duket diskriminuese, por përgjigjet mund të ndihmojnë në identifikimin e vetë thelbit të udhëheqjes. Martirja e Francës Zhan d’Ark ishte 19 vjeç kur vdiq, Martin LuterKing 39 vjeç, ish-presidenti i SHBA-së Xhon F.Kenedi 46 vjeç, Napoleon Bonaparti 51 vjeç, Stiv  Xhobs 56 vjeç…

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të gjitha këto figura shumë të njohura vdiqën të rinj apo shumë të rinj, dhe së bashku ata kontribuojnë për frymëzimin e rinisë. Por kemi edhe figurën e plakut të mençur. Në artet pamore, piktori spanjoll Pablo Pikaso mbeti krijues deri në vdekjen e tij në moshën 91 vjeçare.

Po kështu në fushën e biznesit, Uorren Bafet, sot 90 vjeçar, është ende një mjeshtër i financës, pavarësisht moshës së tij të madhe. Antuan Pinai dha këshilla politike deri kur ishte gati 100 vjeç, dhe po kështu edhe Nelson Mandela, babai i nderuar i kombit të tij, deri në vdekjen e tij në moshën 95 vjeçare.

Por çfarë mund të thuhet për ata që rrinë ngjitur pas pushtetit, pavarësisht shkatërrimit fizik dhe mendor? Ata mbeten të plotfuqishëm, por a mund të cilësohen ende udhëheqës? Kapacitetet në rënie të ish-udhëheqësve francezë si Zhorzh Pompidu apo Fransua Miteran, janë theksuar shpesh nga media.

Dhe ekziston një rrezik tjetër për rënien mendore:Rastet kur udhëheqësit e moshuar manipulohen nga njerëzit pranë tyre dhe për pasojë diskreditohen më tej. Një shembull ekstrem dhe emblematik është ai i ish-presidentit algjerian Abdelaziz Buteflika, që qëndroi në pushtet për gati 20 vjet, me gjithë gjendjen e tij të dobët shëndetësore në fund të mandatit të tij.

Një rast tjetër është ai i Mahatir Muhamad, 95 vjeç, kreu më i vjetër i shtetit apo i një qeverie në botë kur dha dorëheqjen vitin e kaluar si kryeministër i Malajzisë, duke pranuar se më në fund po ndjente barrën e viteve të tij në detyrë.

Dikush mund të mendojë se çfarë mendon mbi këtë çështje Pol Bija, presidenti 88-vjeçar i Kamerunit,që kohët e fundit ka qenë në shënjestër të thashethemeve nga më të ndryshme për shkak të mungesës së tij të përsëritur në aktivitetet publike.

Në fund të fundit, pushteti nuk është i njëjtë me autoritetin. I pari duhet të fitohet dhe mirëmbahet. Ndërsa i dyti është diçka që njihet dhe pranohet nga të tjerët. Ngurrimi për të hequr dorë nga pushteti,është një dukuri që vërehet gjithashtu edhe midis drejtuesve tëkompanive, ish-ministrave të qeverive, profesorëve në universitete etj.

Këta janë njerëz që megjithëse e kanë kaluar moshën e pensionit, janë të bindur se bota nuk mund të funksionojë pa ta. Ata u japin nderime dhe poste vetëm besnikëve, duke i emëruar ata drejtues të shoqatave apo fondacioneve, apo anëtarë të bordeve drejtuese.

Dhe duke mbajtur vetë pushtetin, ata e paralizojnë funksionimin e organizatave në të cilat veprojnë, dhe mbysin çdo dëshirë për ndryshim ose hapje. Sërish këta njerëz mund të kenë një farë pushteti, por ndërkohë e kanë humbur autoritetin që i bën ata udhëheqës.

Kur titulli zëvendëson frymëzimin, kur statusi bëhet më i rëndësishëm se sa vizioni, atëherë pushteti është vetëm një zëvendësues i zbehtë i lidershipit. Kur një ish-udhëheqës nuk vlerësohet më, kur ai ose ajo nuk zgjidhet (siç ishte Xho Baden), nuk dëgjohej më ose respektohej, atëherë është e domosdoshme që personi të dijë se kur të largohet.

Dhe që ta bësh këtë kërkon përulësi, një ndjenjë humanizmi,dhe një njohje e dobësisë. Por edhe kjo është pjesë e udhëheqjes. Bërja e së kundërtës – kapja pas fronit apo postit – rrezikon të shkaktojë bezdi, zemërim, kritikë, dhe çon në fund të fundit në humbjen e respektit.

Jo, lidershipi nuk ka të bëjë përfundimisht me moshën.

Por bëhet fjalë për kapacitetin për të qëndruar i lidhur me botën, dhe për të qenë vizionar. Kuptimi i kësaj, do të parandalonte që disa njerëz të fuqishëm, pa marrë parasysh se sa të moshuar janë, të humbin dëshirën për të “qëndruar me çdo kusht” në krye.

Shënim: Isabelle Barth, profesoreshë e asociuar e shkencave të menaxhimit në Universitetin e Strasburgut. /

“Les Echos” – Bota.al

Pas

Lehtësohen masat në burgje/ Rikthehen takimet intime, ja rregullat që duhet të ndjekin vizitorët

Para

Nuk u zgjodh dot kryetare e PD/ Edith Harxhi del me një kërkesë të veçantë për demokratët

Para
Nuk u zgjodh dot kryetare e PD/ Edith Harxhi del me një kërkesë të veçantë për demokratët

Nuk u zgjodh dot kryetare e PD/ Edith Harxhi del me një kërkesë të veçantë për demokratët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

nga Fast News
15:39 | 05/05/2026
0

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

nga Fast News
15:35 | 05/05/2026
0

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

nga Fast News
15:33 | 05/05/2026
0

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

nga Fast News
12:22 | 05/05/2026
0

Recent News

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

15:39 | 05/05/2026
Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

15:35 | 05/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora