Ndërkohë që procesi i votimit për kreun e ri të PD vijon që prej orës 8 të mëngjesit , nuk kanë munguar disa ngjarje surprizë.
Kështu, disa demokratë kanë fotografuar votën dhe e kanë ndarë atë në rrjetet sociale, megjithëse kjo gjë nuk lejohet.
Në fletët e votimit shihet se vota ka shkuar për kreun aktual të PD, Lulzim Basha.