Policia e Tetovës ka ngritur kallëzime penale ndaj tre personave për tentativë rrëmbimi.
Bëhet fjalë për tre persona të moshave 17, 19 dhe 13 vjeç, që janë nga fshati Llërcë i Tetovës të cilët ngarkohen me akuzën “tentim për grabitje”, thekson komunikata e Ministrisë së Brendshme.
Ata më 14 prill të këtij viti rreth orës 19.00 kanë tentuar që 11 vjeçaren ta fusin në makinën e tyre, por ajo ka arritur që të ikë./Express/