• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë i vetëm një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Dy liderët pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Tensionet mes dy vendeve kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit dhe paraqitja e Bidenit në konferencë, pa Putinin, po shihet si një tregues i këtyre raporteve.

Një zyrtar i administratës amerikane, që nuk deshi të identifikohej, tha se Biden, duke u paraqitur vetëm, do të ketë mundësi që përmes “një formati të duhur të komunikojë qartë me median lidhur me temat që janë diskutuar në takim”, raporton Reuters.

Kjo mënyrë e komunikimit gjithashtu thekson dëshirën e administratës amerikane për të sfiduar Kremlinin dhe për të shmangur një lloj shfaqjeje komode me liderin rus, për të cilin Biden ka thënë se është “një vrasës”.

Ajo gjithashtu dallon shumë me paraqitjen pas takimit të Putinit me paraardhësin e Bidenit, Donald Trump, në Helsinki më 2018. Pas atyre bisedimeve me dyer të mbyllura, Trump doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Putinin, duke mbrojtur Rusinë pas vlerësimeve të inteligjencës amerikane se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale më 2016.

Biden gjendet në Kornuall të Mbretërisë së Bashkuar ku po merr pjesë në një samit me udhëheqës të tjerë të G7-ës. që do të përfshijë bisedime për Rusinë dhe Kinën Ai më pas shkon në Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO.

“Ne presim që ky takim të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Biden fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj institucioneve amerikane dhe të paktën strehimin e kriminelëve që qëndrojnë prapa sulmeve kundër tubacionit kryesor të karburantit në SHBA dhe degës amerikane të fabrikës braziliane për përpunimin e mishit – JBS.

Biden gjithashtu do të bëjë presion mbi Putinin në lidhje me situatën në Ukrainë, burgosjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny dhe mbështetjen e Alyaksandr Lukashenkas në Bjellorusi.

Por, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Rusinë që do t’iu mundësonte të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta strategjike.

Putini tha në një intervistë të gjërë me NBC të transmetuar më 11 qershor se marrëdhënia SHBA-Rusi ishte “përkeqësuar në pikën më të ulët në vitet e fundit”./rel

Pas

Zakonisht, personi që ju pyet pse keni ndryshuar ndaj tyre, e di përgjigjen

Para

“Kur e humbe vir gjë rinë?”- Tea i përgjigjet pyetjeve, nga lidhja me Beart Rexhepin deri tek planet për një projekt muzikor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar