• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Largimi i Kruz dhe efekti domino që mund të sjellë Austria

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Largimi i Kruz dhe efekti domino që mund të sjellë Austria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me sa duket ndërhyrja ruse nuk është thjesht një gjueti shtrigash. Të paktën jo në Austri. Qeveria Sebastian Kurz u rrëzua të shtunën pas një skandali “alla ballkanik”, pasi kancelari më i ri në Europë njoftoi rënien e koalicionit qeveritar pas vetëm 17 muajsh në pushtet.

Vendimi erdhi 24 orë pas publikimit të një video-skandali të zëvendës kancelarit Heinz-Christian Strache, po ashtu udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë në Austri. Në videon e regjistruar me një kamera të fshehtë, shfaqet numri dy i qeverisë austriake duke pyetur një grua që paraqitet si mbesë e një oligarku rus sesi mund të realizohej financimi për partinë e tij, FPO dhe sesi oligarku rus mund të blejë një media të fuqishme të vendit.





“Ka ardhur koha të themi mjaft”, tha Kurz në një deklaratë të shkurtër në zyrën e tij në Vienë, duke përshkruar sfidat e shumta me të cilat ishte përballur gjatë muajve të fundit për shkak të FPO-së, e cila pavarësisht bashkëqeverisjes me Partinë Popullore së kancelarit Kurz, është përfolur gjatë për komentet raciste dhe politikat kundër emigracionit.

Kurz tha se përmbajtja e videos “flet vetë” dhe këmbënguli se pretendimet e Straches kundër tij nuk ndikuan në vendimin e tij për t’i dhënë fund koalicionit. Strache deklaronte në video se kishte informata se Kurz organizonte shpesh “orgji seksuale”.

“Partia e Lirisë ka dëmtuar imazhin e vendit,” tha Kurz, duke shtuar se ai nuk kishte përshtypjen se partia ishte e gatshme të ndryshonte.

Rrëzimi i qeverisë austriake erdhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Europian javën e ardhshme dhe ka tronditur peizazhin politik në Austri dhe Europë, ku koalicioni Kurz-Stranche është parë si një eksperiment për qëndrueshmërinë e aleancave mes populistëve dhe konservatorëve.

Pas videos inkriminuese i pari që dha dorëheqjen ishte Strache. Duke pasur parasysh seriozitetin e skandalit, ku ish-zëvëndëskancelari ofronte kontratat fitimprurëse qeveritare një milionereje të supozuar ruse, Kurz dukej se kishte arritur në përfundimin se zgjedhjet e parakohshme ishin e vetmja mënyrë që ai mund te mbronte partinë e tij.

Një protestë të paparishikuar, mijëra austriakë u mblodhën para zyrës së tij të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e kancelarit.

“Unë shpresoj që rënia e kësaj qeveri të mund të na kthejë sërish në demokraci”, tha 62-vjeçarja Gerda Brüchner. Ashtu si mijëra vienezë edhe ajo iu bashkua protestave spontane kundër Kurzit dhe Stranches. “E gjithë qeveria duhet të japë dorëheqjen. Kemi nevojë për zgjedhje të reja”, shtoi ajo.

Kurz nën presion

Zyrtarët dhe komentatorët në Gjermaninë fqinje dhe në skajet e tjera të Europës i kërkuan gjithashtu Kurzit që të prishte koalicionin më Partinë e Lirisë, duke argumentuar se besueshmëria e tij ishte në rrezik.

Por një sërë ekspertësh thonë se kthesa e papritur e ngjarjeve mund të vijë edhe si një ndihmesë e madhe për Kurzin.

Kancelari është politikani më i popullor i Austrisë dhe mund të forcojë pozicionin e partisë së tij pas zgjedhjeve të reja nëse merr mbështetjen e votuesve të pakënaqur të Partisë së Lirisë. Pyetja është nëse ai do të ishte në gjendje të formonte një qeveri pa Partinë e Lirisë, ndërkohë që peizazhi politik i Austrisë duket gjithnjë e më i “ballkanizuar”.

Sidoqoftë, kundërshtarët e Kurzit do të përdorin fushatën zgjedhore për të vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tij në zgjedhjen dhe vendimin për të hyrë në qeveri me Partinë e Lirisë në radhë të parë.

Partia e Kurz vazhdon të udhëheqë në sondazhet e opinionit kombëtar, por diferenca me social-demokratët në opozitë është shumë e ngushtë, duke ua bërë shumë më të lehtë këtyre të fundit të “fitojnë terren” para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti austriak, Van der Bellen, ishte ndër të parët që kritikoi publikisht Strache

“Imazhet tregojnë një pamje shqetësuese edhe pse nuk përfaqësojnë vendin tonë. Kjo nuk është Austria,” tha ai. “Austriakët kanë të drejtë të kenë një qeveri tek e cila mund të kenë besim, një qeveri që vlerësohet dhe respektohet në Europë dhe në mbarë botën. Ne duhet ta rindërtojmë këtë besim dhe ky rindërtim është e mundur vetëm me zgjedhje të reja”, theksoi presidenti.

Shqetësimi që ngrinin të gjitha mediat të dielën ishte ndikimi që ky skandal mund të ketë përtej kufijve të Austrisë. Për vite me radhë, partitë e ekstremit të djathtë në mbarë Europën janë përballur me akuza për bashkëpunim me rusët, një akuzë që duket se u vertetua pas videos së Straches. Partia e Lirisë ka një partneritet formal me partinë politike të Vladimir Putinit, por ka mohuar vazhdimisht bashkëpunimin për të forcuar ndikimin rus në Austri. Duke pasur parasysh se udhëheqësit e ekstremit të djathtë në Itali dhe Francë kanë ndjekur një strategji të ngjashme duke ruajtur lidhje miqësore me Rusinë, edhe ata mund të përballen me pyetje të pakëndshme në ditët në vijim. Video-skandali gjithashtu mund të komplikojë përpjekjet e Matteo Salvinit për të bashkuar partitë e ekstremit të djathtë të Europës në një aleancë të re politike pas zgjedhjeve europiane.

Këto parti pritet të korrin fitore të mëdha pas zgjedhjeve të javës së ardhshme, duke marrë 250 nga 751 vendet e Parlamentit Europian. Partia e Lirisë pritej të bashkohej me Salvinin, Marine Le Pen dhe me gjasë me Viktor Orbán, duke formuar kështu grupin më të madh euroskeptik në BE. Strache ka luajtur një rol qendror në koordinimin e kontakteve midis partive, por pas skandalit, udhëheqësit e tjerë ka gjasa të përpiqen të largohen nga austriakët.

Rënia e koalicionit qeveritar austriak gjithashtu parashikon një fund të hershëm të një eksperimenti të diskutueshëm politik. Pas fitores së Partisë Popullore në vitin 2017, Kurz vendosi të bashkojë forcat me Partinë e Lirisë në vend të formimit të një koalicioni të madh me Social Demokratët. Kurz e arsyetoi këtë vendim duke përmendur dallimet e thella ideologjike mes tij dhe opozitës por nuk mundi të ndërmerrte reformat që besonte se i duheshin Austrisë. Po pas ardhjes në pushtet, zyrtarët e Partisë së Lirisë ndërmorën politika agresive kundër emigrantëve dhe shtypit, duke helmuar peizazhin politik të Austrisë me retorika raciste. Provokimet e Partisë se Lirise përfshinin edhe sulmet e rregullta ndaj gazetarëve, të cilët Strache i quajti në video-skandalin e publikuar si “laviret më të mëdha në planet”. Kurz këmbënguli se mund ta mbante nën kontroll situatën, por siç treguan edhe ngjarjet e fundit, koalicioni me pupulistët nuk ishte asgjë më tepër se një eksperiment kaotik. /Gazeta Si

Pas

Mori mandatin, ja çfarë mund ta nxjerrë jashtë parlamentit deputetin më të vjetër

Para

Mbeti jashtë politkës, Topalli tregon vendin ku i kalon pushimet (FOTO)

Para
Mbeti jashtë politkës, Topalli tregon vendin ku i kalon pushimet (FOTO)

Mbeti jashtë politkës, Topalli tregon vendin ku i kalon pushimet (FOTO)

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar