• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Akademia e prostatit”, Fuga mbështet Rudina Hajdarin: Të ndalim puçin institucional

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Fuga kundër pezullimit të rektorit të UT-së, Mynyr Koni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akuzat e ashpra të deputetes Rudina Hajdari në drejtim të procesit zgjedhor në akademinë e shkencave i ka mbështetur edhe profesori i njohur, Artan Fuga.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga e falënderon deputeten Hajdari për reagimin e saj të fortë në lidhje me këtë çështje.





Fuga e cilëson këtë që po ndodh si një puç institucional dhe kob intelektual për vendin. Akademiku Fuga thotë se në këtë nismë që ka ndërmarrë i janë bashkuar edhe të tjerë figura të njohura të shkencës dhe jetës publike në vend.

Postimi i Artan Fugës:

Asgjë nuk më ndal derisa të denoncoj plotësisht para opinionit publik të vendit të gjithë puçin institucional dhe kobin intelektual që është bërë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
—————————

E falenderoj sinqerisht deputeten Rudina Hajdari që denoncoi para pak orësh gjendjen dhe puçin institucional që realizohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila dështoi tërësisht në reformimin e saj!

I lutem mesa mundet të shohi sesi shkelet me këmbë parlamentarizmi në atë Kuvend, posaçërisht në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik ku Kushtetuta e vendit trajtohet si letër pa vlerë!

Unë me këtë rast gjej rastin të falenderoj edhe ata dhjetra e dhjetra profesorë që më kanë dhënë mbështetje institucionale zyrtarisht anëmbanë vendit, ato universitete dhe katedra që janë shprehur qartë dhe me guxim për një reformë të vërtetë në një Akademi Shkencash të kalbur dhe me probleme shumë serioze jo vetëm me shkencën, por edhe me ligjin!

Unë nuk do t’i tradhëtoj në besimin e tyre!

Falenderoj figura publike dhe ish deputetë, si edhe dhjetra gazetarë që më mbështesin pa u lodhur ashtu sikurse ua ka hije, si edhe redaksi dhe media.

Por, ndërkaq, siguroj që unë nuk do të ndalem derisa para opinionit publik të dali në dritë krejt farsa që luhet në atë Akademi Shkencash, e cila i takon kombit dhe jo një grupi individësh që e ka uzurpuar, i cili vepron me mbështetjen e një grupi deputetësh dhe duke përfituar nga çoroditja politike dhe administrative e ministrisë të arësimit dhe e kreut të saj.

Unë siguroj që nëse merret për bazë propozimi i projektligjit që kam propozuar, e që gjithkush mund t’a disponojë si broshurë më vete qysh nesër në mëngjes te Libraria e Librit Universitar në Tiranë – përballë Presidencës -, brenda një muaji Akademia e Shkencave e marrë peng në pleqërinë e saj senile si institucion shpërbëhet dhe brenda tre muajsh vendi dhe kombi do të kishin një Akademi të re Shkencash sipas traditave më të mira të dijetarëve shqiptarë, të plotësuar me kërkues shkencorë dhe universitarë të talentuar, me dhjetra, dhe të renditur sipas modeleve perëndimore.

Me këtë rast ripohoj që kundër çdo konflikti interesi, unë nuk do të kandidoj për kryetar të saj në momentin e parë të rinovimit, si edhe deklaroj se nëse Akademia e Shkencave qendron sikurse është, me këtë model që prodhon korrupsion dhe batërdi intelektuale, unë nuk do të mbetem kurrsesi pjesë e saj, duke dhënë dorëheqjen e sakrifikuar karrierën time të akademikut për t’a përdorur atë më së miri që opinioni të shohi se çfarë ndodh atje!

Unë do t’i kthej kështu shoqërisë atë që ajo më ka dhënë pa kursim!

Mos qendroni pasivë sepse dija shqiptare ka nevojë sot, jo nesër, për mbështetjen Tuaj, të të gjithëve pa përjashtim, përndryshe do të rrezikojmë të bëhemi kombi më budalla në Europë!

Pas

Aksident te “ushtari i panjohur”, autobusi përplas motoçikletën

Para

Mori mandatin, ja çfarë mund ta nxjerrë jashtë parlamentit deputetin më të vjetër

Para
Mori mandatin, ja çfarë mund ta nxjerrë jashtë parlamentit deputetin më të vjetër

Mori mandatin, ja çfarë mund ta nxjerrë jashtë parlamentit deputetin më të vjetër

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar