Jonida Maliqi performoi mbrëmë në finalen e festivalit “Eurovision” me këngën “Ktheju tokës” dhe u shpall e 18-ta në renditje.
Edhe pse nga sondazhet paraprake kënga e saj u vlerësua, këngëtarja e njohur nuk arriti një rezultat shumë pozitiv.
Këtë fakt e ka komentuar dhe rrjeti i fuqishëm mediatik në Britani BBC.
Reporteri i kësaj media Neil Smith, ka komentuar këngëtaren Maliqi duke “rrëfyer” dhe arsyen pse nuk u shpall fituese.
Këngëtarja kishte numrin dy dhe ishte në rradhë e dyta për të interpretuar dhe sipas reporterit britanik kjo ishte dhe arsyeja se pse Jonida Maliqi nuk arriti të fitonte çmimin e parë.
Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.
“Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, vijon shkrimin e tij Neil Smith.
Më tej gazetari ka cituar disa nga vargjet e këngës së Jonidës: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”
Këngëtarja Jonida Maliqi sipas Neil Smith i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo.